E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Merkel: Gjermania është gatshme të ndihmojë


Qeveria gjermane është gati që të rifinancojë bankat e saj nëse ato nuk kanë mjaftueshëm kapital, në tregun aktual. Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Bruksel ku është takuar me Presidentin e Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso.
"Gjermania dhe ministri ynë i financave e bëri shumë të qartë këtë çështje, se Gjermania është gatshme të ndihmojë nëse është e nevojshme. Ne duam kritere, jemi nën presionin e kohës dhe mendoj se duhet të marrim shumë shpejt një vendim. Nëse do të na duhet që të diskutojmë këtë në samitin europian, ateherë ne jemi gati për të vepruar" tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin Barroso.
Minisitrat e financave ranë dakort që të siguronin bankat e tyre duke qënë se dyshimet për rimëkëmbjen e Greqisë po bien. Por Merkel ripërsëriti idenë se Greqia do të mbetet në Eurozonë, në mënyrë që të ketë shanse të rikthehet në rrugën e saj. Por sipas kancelares vendet në krizë duhet të përmbushin detyrimet për të qënë pjesë e besueshme e tregut europian. Ajo deklaroi gjithashtu se shpreson që parlametet e vendeve të Eurozonës të miratojnë paktin për “Stabilitetin financiar europian” ashtu sic Gjermania bëri disa ditë më parë, pasi kjo do të ishte një sinjal i fortë për tregjet ndërkomëbatre.
Megjithatë Merkel shkoi edhe më tej në fjalimin e saj duke folur për një evoluim të Bashkimit Europian. "Modifikimi i traktave të BE-së nuk është një tabu, nëse ai ndihmon në përballimin e sfidave të reja që na paraqiten. Fakti se traktati i Lisbonës ka qënë shumë i vështirë për tu nisur nuk do të thotë se në 30 vitet e ardhshme nuk mund ti bëjmë ndryshime" tha Merkel. Por kjo ide nuk i ka pëlqyer aspak presidentit Hose Manuel Barroso, i cili pas takimit me Merkel, ka arsytuar ftohtë duke thënë se traktatet mund të ndryshohen për të pasur më shumë integritet. "Traktatët mund të ndryshohen nëse mekaniozmat aktualë tregojnë se nuk mund të funksionojnë" ka thënë Barroso.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›