Steve Jobs, babai i iPhone, iPod dhe iPad ndërron jetë
Lajmi u njoftua nga vetë kompania Apple nëpërmjet një komunikate të shkurtër për publikun.
“Me hidhërim të thellë, njoftojmë se Steve Jobs ndërroi jetë ditën e sotme (dje), thuhet në njoftimin e kompanisë.
“Idetë brilante, energjia, pasioni dhe talenti i tij u materializuan në një sërë risish që përmirësuan jetët tona. Bota sot është më mirë falë Steve. Do të na mungojë!”, vijon më tej komunikata e Apple.
Vdekja e tij mbërrin vetëm një ditë pas nga prezantimi i modelit të ri të iPhone, i quajtur iPhone 4S.
Jobs, 56 vjeç kishte shume kohë që vuante nga një formë e rrallë e kancerit në pankreas, pasi ai kishte vite që merrte medikamente për sëmundje. Në muajin janar Jobs dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit Ekzekutiv të Apple me arsyetimin “se nuk ishte më i aftë të kryente detyrat që përcaktonte ky post”.
Steve Jobs, i njohur dhe i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne, do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për at çka ai solli, veçanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore./L. Ferhati/Start/
2011-10-06 09:03