Itali, protestë e mbështetësve të Berluskonit
Qindra mbështetës të ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, kanë protestuar në Romë kundër dënimit ndaj tij.
Gjykata më e lartë në Itali, të enjten, e ka mbështetur dënimin me katër vjet burg, për mashtrim tatimor, që është konvertuar në një vit, për Berlusconin, i cili është edhe pronar i disa mediave në Itali.
Ky ishte dënimi i parë i plotfuqishëm kundër tij, megjithëse ka pasur një varg procesesh gjyqësore.
Duke folur mbrëmë para mbështetësve të tij, Berlusconi, ka përsëritur se është i pafajshëm dhe tha se do të vazhdoj ta mbështesë koalicionin e partisë së tij të qendrës së djathtë dhe Partinë Demokratike të qendrës së majtë, të kryeministrit Enrico Letta.
Pritet që Berlusconi dënimin e tij do ta vuaj nën arrest shtëpiak ose duke bërë punë shërbyese në komunitet.