Gjermania dhe Britania mbyllin ambasadat ne Jemen
Gjermania dhe Britania njoftuan sot se përkohësisht i mbyllin përfaqësitë e tyre diplomatike në Jemen, për shkak të shqetësimeve për sulme terroriste të rrjetit al-Kaida atje.
Po ashtu, Londra iu ka tërhequr vërejtjen shtetasve britanikë që të largohen nga ky vend.
Mbyllja e planifikuar e ambasadave bëhet në periudhën kur Shtetet e Bashkuara, te dielen mbyll së paku 21 përfaqësi diplomatike në 17 vende myslimane.
Ëashingtoni ka leshuar një alarm global për sulme të mundshme të al-Kaidës gjatë këtij muaji.
Po ashtu, është tërhequr vërejtja për sulme potenciale terroriste në sistemin publik të transportit dhe infrastrukturës në Jemen.
Ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara thonë se me gjasë në këto kërcënime janë të përfshira grupet e afërta me al-Kaidën në Jemen.
SHBA-ja të dielën do të mbyllë ambasadat në Avganistan, Algjeri, Bahrejn, Bangladesh, Xhibuti, Egjipt, Irak, Jordani, Kuvajt, Libi, Mauritani, Oman, Katar, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Sudan, Jemen dhe Izrael. Do të mbyllen konsullatat në Irak, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.