E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja keshillon qytetaretMos udhetoni jashte vendit

Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë paralajmërim për qytetarët amerikanë që udhëtojnë jashtë vendit, duke i këshilluar për kujdes ndaj një kërcënimi te mundshem terrorist nga al-Kaida.

Departamenti i Shtetit tha sot se mundësia për një sulm terrorist është veçanërisht e fuqishme në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Në deklaratë thuhet gjithashtu se al-Kaida dhe degët e saj mund të kryejnë sulme që tani e deri në periudhen e fund gushtit.

Paralajmërimi vjen një ditë pasi SHBA-ja vendosi të mbyllë ambasadat e veta në botë këtë të diel për arsye sigurie.

Behet fjale për ambasadat dhe konsullatat që normalisht hapeshin per palet të dielave kryesisht në vendet myslimane.
Mbyllja e perfaqesive te SHBA-se mund të zgjasë deri ne momentin e ri-vlerësimit te rrethanave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›