E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, puthja e mafias nënkupton premtim

Kur dy burra nga klani mafioz i Kamorras në Itali, puthen me pasion ne buzë pasi janë arrestuar, nuk do të thotë se bëhet fjalë për një shenjë afeksioni, por për një premtim. Njëra palë premton të mos tregojë apo të flasë në polici ndërsa pala tjetër, premton se do të kujdeset për anëtarët familjes të personit të arrestuar në mungesë të tij. E pikërisht, një prej ritualeve të fshehta të klanit mafioz të Kamorras, është përdorur të martën ndërsa policia italiane në Napoli ka depërtuar në një prej zonave të varfëra të qytetit dhe arrestoi 24 persona të dyshuar për përfsshirje në aktivitete mafioze. E ndërsa të afërmit, lëshoni britma apo reagonin ashpër ndaj medias dhe policisë, një prej të dyshuarve, Salvatore D`Amico, që besohet se është kreu i këtij grupi mafioz në këtë lokalitet , dhe narkotrafikant, ka puthur një të afërm të tij në buzë përpara se të shoqërohej në makinën e policisë nga forcat e rendit. E në këtë rast, puthja ka një domethënie të nënkuptuar në botën e Kamorras, një premtim reciprok mes dy personave. Kur kjo puthje ndodh në një vend publik, anëtarët e Kamorras apo familjarët e tyre nuk preferojnë që këto pamje të filmohen dhe për këtë arsye, edhe të afërmit reagojnë ashëpr ndaj policisë dhe medias. Madje një nga familjaret e të arrestuarit , një grua në moshë, reagoi duke u përpjekur të godiste me bishtin e fshesës , dhe jo vetëm kaq, pasi ajo ngriti dhe fustanin duke treguar të brendshmet, në shenjë mosrespektimi. Kamorra dominon të gjitha aspektet e jetës në Napoli dhe është e përfshirë në trafikun e drogës, prostitucion, e në shumë aktivitete te tjera kriminale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›