E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani arreston pesë informatorë të CIA-s

Mediat amerikane raportojnë se agjencia kryesore e inteligjencës së Pakistanit ka arrestuar pesë pakistanezë që dyshohet se kanë ndihmuar Agjencinë Qëndrore të Inteligjencës amerikane, CIA, para se forcat speciale amerikane të kenë kryer operacionin e vrasjes së liderit të Al Kaedës, Osama bin Laden.

Një raport i gazetës, Nju Jork Tajms, citon një zyrtar anonim amerikan duke thënë se ata janë burgosur përfshijnë një major të ushtrisë pakistaneze që kishte kopjuar targat e automjeteve që kanë vizituar Bin Ladenin në vendbanimin e tij në Abotabad, disa javë para 2 majit kur u realizua operacioni amerikan.

Raportet thonë se fati i informatorëve të CIA-s, mbetët i paqartë pas arrestimit të tyre. Mediat amerikane raportojnë se Drejtori i CIA-s, Leon Paneta, e ka ngritur çështjen e këtij arrestimi gjatë vizitës së tij në Islamabad, javën e kaluar, kur ai u takua me zyrtarë të lartë të shërbimit sekret dhe ushtrisë pakistaneze.

Zyrtarët thonë se marrëdhëniet SHBA-Pakistan, janë përkeqësuar edhe më tej pas operacionit të 2 majit ndërsa forcat amerikane kanë hyrë në brendësi të territorit pakistanez, dhe kanë vrarë Bin Ladenin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›