E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, roja bregdetare shpëton rreth 1 000 refugjatë

ITALI - Rreth 1 000 refugjatë në bordin e pesë anijeve të ndryshme, u shpëtuan në Kanalin e Siçilisë, bënë të ditur sot burime nga rojat bregdetare dhe marina ushtarake italiane.

"Disa anije tregtare morën pjesë në operacionet e shpëtimit", theksuan burimet zyrtare italiane.

Një nga emigrantët, në gjendje të rëndë shëndetësore, u transportua menjëherë në bordin e një anijeje.

"Patrulla ushtarake Sirio shpëtoi 223 emigrantë sirianë, palestinezë dhe marokenë duke i transferuar më pas në portin Pozzallos, pranë Raguzës, Siçili", shtuan burimet zyrtare vendase.

Anija e tretë, që transportonte 105 refugjatë u gjend rreth 160 kilometra, në jug të Lampeduzës.

Një anije tjetër, që kishte kërkuar ndihmë përmes telefonit, u nis drejt Siçilisë. Anija tregtare kishte në bord 270 emigrantë dhe gjendej rreth 120 kilometra nga brigjet e Libisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›