E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, rrëmbehet dhe mbahet pengpër disa orë një e re shqiptare

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TERAMO (Itali) - Rrëmbehet dhe mbahet peng për disa orë një 27-vjeçare shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në krahinën e Teramos në Itali, gjatë mëngjesit të ditës së mërkurë (28 gusht 2013).

Siç bën të ditur media e shtetit fqinj, Italisë, ngjarja ka ndodhur në rreth orës 5:00 të mëngjesit, kur dy shqiptarë kanë shpërthyer derën e apartamentit ku rrinte vajza e re, emri i së cilës nuk është bërë i ditur.

Bashkë me të renë ishte dhe një burrë, po shqiptar.
 
Dy rrëmbyesit e kanë goditur këtë të fundit dhe më pas me forcë e kanë futur vajzën e re në makinë dhe janë larguar me shpejtësi.
 
Personi i cili ndodhej me vajzën e re, pas rrëmbimit të saj ka njoftuar menjëherë policinë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
 
Pas marrjes së detajeve në lidhje me makinën  e rrëmbyesve, karabinierët janë vënë në ndjekje të tyre. Por pa kaluar mesdita rrëmbyesit e kanë lënë të lirë vajzën shqiptare dhe janë larguar duke humbur gjurmët.
 
E reja është marrë në pyetje nga policia në lidhje me autorët dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje. Deri më tani janë ende mister shkaqet e rrëmbimit ndërkaq pritet arrestimi i të dyshuarve për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje.

Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›