E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama: Ndërhyrja në Siri, nuk duam të përsërisim Irakun

SHBA- Presidenti amerikan, Barack Obama shprehet se SHBA po mundohet të gjejë një mënyrë për t’i dhënë sa më shpejt fund luftës në Siri, me qëllim që konflikti të mos zgjatet e të mos përsëritet lufta e Irakut.

“Në Siri mund të përdorim një metodë që të mos lejojmë të kthehet në një konflikt të gjatë, si rasti i luftës në Irak”. Kështu ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, gjatë një interviste për Pbs.

Sipas Obamës, SHBA-të duhet të evitojnë në cdo mënyrë përdorimin e armëve kimike ndaj tyre. “Duhet të evitojmë me cdo mënyrë përdorimin e armëve kimike ndaj nesh. Përdorimi i armëve kimike është jashtë interesave kombëtare të SHBA-ve”, ka thënë ai më tej.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›