Në punën e vajzës që u dogj me acid, flasin kolegët: Vilma korrekte
TIRANE- Përfaqësuesit e kompanisë ku është e punësuar 27-vjeçarja nga Vlora, që u sulmua me acid para dy ditësh, kanë rrëfyer për “Gazetën Shqiptare” marrëdhëniet që ka pasur vajza me personelin që ajo punonte. Kolegët me të cilët Vilma D. ka punuar çdo ditë në kompaninë private ku 27-vjeçarja punonte si menaxhere e burimeve njerëzore, bëjnë me dije se gjithmonë ajo ka qenë korrekte në punë dhe me stafin.
“Vilma ka punuar këtu tek ne, ka qenë menaxhere e burimeve njerëzore. Ajo ka qenë vajzë e rregullt. Nuk ka pasur probleme në punë. Nuk ka qenë e rreptë me asnjë. Është treguar korrekte me të gjithë”, - pohojnë përgjegjësit e kompanisë ku ka punuar 27-vjeçarja nga qyteti i Vlorës. Të pyetur nëse ata kanë pasur dijeni nëse Vilma ka pasur ndonjë konflikt specifik me ndonjë të punësuar, apo nëse 27-vjeçarja ka hequr dikë nga puna kohët e fundit, përgjegjësit e kompanisë refuzojnë që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. “Nuk kemi dijeni për këtë që ju pyesni. Ato që kishim për t’ua thënë, ua thamë. Të gjitha detajet e tjera ne i kemi thënë në polici”, - përfundojnë fjalën, kolegët me të cilët ka punuar Vilma D., vajza që u sulmua para dy ditësh me acid në fytyrë.
HETIMET
Vajza nga Vlora mund të jetë sulmuar me acid për shkak të konflikteve që mund të ketë pasur në punë. Kjo është pista më e fundit në të cilën po heton policia lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, ku një person ende i paidentifikuar ka sulmuar me acid në fytyrë 27-vjeçaren Vilma D.. Grupi hetimor i ngritur për këtë çështje, ka bërë me dije se i është mëshuar më shumë pistës së konflikteve së 27-vjeçares në vendin e punës, duke u nisur edhe nga dëshmia që ajo ka dhënë para strukturave të policisë. Sipas burimeve policore, vetë vajza është shprehur se dyshon shumë se sulmi ndaj saj është bërë nga ndonjë person që ajo ka hequr nga puna kohët e fundit. Sipas policisë, vetë 27-vjeçarja ka thënë se është shumë korrekte në punë dhe e rreptë, duke nxitur edhe më shumë dyshimet e grupit hetimor se ngjarja mund të ketë autor ndonjë prej atyre që 27-vjeçarja mund të ketë hequr nga puna së fundmi. Por, policia nuk ka lënë pa përmendur edhe pistën tjetër, siç është ajo e jetës private. Policia dyshon se mund të jetë edhe krim pasioni, duke u nisur nga ngjarjet e ngjashme me sulmin e së dielës, ku shumica e tyre kryhen nga persona që kanë pasur lidhje me objektivin apo kanë dashur që të kenë lidhje me ato. Por, së fundmi policia ka hetuar edhe të kaluarën e vajzës dhe lidhjet e saj shoqërore, dhe ka dalë në konkluzionin se 27-vjeçarja ka pasur edhe një konflikt me një vajzë tjetër nga Vlora. Për këtë arsye, grupi hetimor dyshon se sulmi mund të jetë bërë edhe nga persona të futur nga vajza me të cilën Vilma D. është konfliktuar disa kohë më parë. Aktualisht, policia ka ndërtuar identikitin e autorit që mund të ketë sulmuar vajzën, duke u nisur nga përshkrimet që ka dhënë Vilma D. gjatë dëshmisë së saj para oficerëve të policisë. Por, ende uniformat blu nuk kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, i cili dyshohet se ka qenë një person i futur nga të tjerë për të sulmuar 27-vjeçaren, pasi edhe kjo e fundit ka pohuar se nuk e njihte agresorin. Ndërkohë, policia ka shoqëruar në polici më shumë se 15 persona, të dyshuar për sulmin ndaj 27-vjeçares.
SULMI
Rreth orës 08:30 minuta të ditës së martë, 27-vjeçarja Vilma D. ka qenë duke dalë nga banesa e saj për të shkuar në punë, e shoqëruar nga kushërira e saj. Burime nga forcat blu bëjnë me dije se në momentin që vajza ka qenë duke zbritur shkallët e banesës, një person ka qëndruar para saj dhe i ka hedhur një sasi acidi në fytyrë, duke i shkaktuar djegie të mëdha. Pas kësaj, vajza është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr edhe mjekimet e duhura. Mjekët pohojnë se vetëm ditët në vijim do të zbulohet nëse vajza do të ngelet me dëmtime në fytyrë apo nëse indet e lëkurës së saj do të kenë mundësi rikuperimi. Aktualisht mësohet se vajza ka dëmtime të shumta, në fytyrë, kraharor e krahë, për mjekimin e të cilave po kujdesen bluzat e bardha të QSUT-së.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)