Pakistan, shpërthim në xhami, 50 të vdekur
Të paktën 50 persona u vranë nga një atentat gjatë orës së faljes në një xhami, në veri perëndim të Pakistanit, njoftoi një zyrtar i lartë i administratës lokale. "Të paktën 50 trupa u nxorën nga gërmadhat dhe mendohet se nën gërmadha ndodhen edhe shumë trupa të tjerë, deklaroi Tariq Hayat, zyrtar i administratës në zonat tribale, Khyber. "Më shumë se 70 persona janë plagosur'', shtoi ai. "Kamikazi ndodhej në brendësi të xhamisë dhe shpërtheu në momentin e faljes'', theksoi Hayat