Ambasadori gjerman: Zgjedhjet sfidë për Shqipërinë
Ambasadori gjerman në Tiranë, Borshhard ka bërë thirrje për përfundim të procesit të ndarjes së kartave deri në qershor. Pasi në të kundërt, Shqipëria rrezikon shumë. Borshhard, tha se, për Shqipërinë zgjedhjet përbëjnë një sfidë të madhe.
TIRANE- Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borshhard, nxit përfundimin deri në qershor të procesit të ndarjes së kartave të identitetit, -në të kundërt, shprehet Borshhard në një intervistë për televizionin “News24”, Shqipëria do të rrezikojë shumë.
“Këtu në Shqipëri, përgatitja e zgjedhjeve përbën një sfidë shumë të madhe. Ne shpresojmë që deri në qershor që do të zhvillohen zgjedhjet, procesi i ndarjes së kartave të identitetit do të funksionojë siç duhet, pasi do të ishte një gjë shumë e keqe për Shqipërinë, por edhe për ne si anëtarë të NATO-s nëse ky proces nuk shkon siç duhet edhe ka probleme”- tha Borshhard.
Diplomati gjerman mbështeti qëndrimin e komisionerit Europian për zgjerimin Olli Rehn, se Shqipëria nuk duhet të aplikojë si vend kandidatë në Bashkimin Europian përpara zgjedhjeve të 28 qershorit. (a.r/news24/balkanweb)