E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, sekuestrohet 300 kg drogë, arrestohen skafistët shqiptarë

Policia italiane ka sekuestruar një gomone e cila transportonte mbi 3 tonë marijuanë dhe ka ndaluar 4 skafistët shqiptarë. Sipas mediave italiane gomonia është kapur nga Guardia di Financa në kanalin e Otrantos, që lidh Shqipërinë me Italinë. Media italiane njoftojnë se skafistët duke përfituar nga errësira po tentonin të zbrisin sasinë e lëndës narkotike në brigjet salentine. Nuk bëhen të ditur emrat e 4 skafistëve shqiptarë por sipas mediave ata kanë tentuar të arratisen por janë arrestuar nga Guardia di Financa. Kështu policia ka gjetur në gomone 316 kg marijuanë dhe ka arrestuar 4 shqiptarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›