Trafik në aksin Fushë Krujë- Milot, shkak punimet në të
Trafik i dendur në superstradën Fushë Krujë- Milot. Shkak për kaosin e krijuar janë bërë punimet që po kryhen për zgjerimin e superstradës, por edhe shtimi i automjeteve për shkak të fluksit të emigrantëve.
LAÇ- Rëndohet qarkullimi i automjeteve në superstradën Fushë Krujë- Milot. Ardhja e emigrantëve për pushime e emigrantëve në Shqipëri si dhe punimet që po bëhen në zgjerimin e kësaj superstrade ka krijuar një situatë kaotike përsa i takon qarkullimit të qindra automjeteve që kalojnë përgjatë kësaj superstrade. Siç shprehen edhe vetë drejtuesit e mjeteve shpesh u duhet të qëndrojnë në radhë për një kohë të gjatë në pritje për të vijuar udhëtimin e tyre, duke shprehur në të njëjtën kohë dhe irritimin për situatën e krijuar. (a.r/news24/balkanweb)