E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW: "Të gjithë fajtorë" në konfliktin e Somalisë

Organizata ndërkombëtare, Human Rights Watch, deklaron se të gjitha palët në Somali janë fajtore për shkelje serioze të ligjeve ndërkombëtare.

Në raportin e kësaj organizate “Nuk di kë ta fajësosh“, thuhet se të gjitha palët në konflikt duhet të përfundojë abuzimet kundër civilëve dhe të sigurojnë somalezët të marrin ndihma.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thonë se grupit të armatosur Al-Shabaab, Qeveria e Somalisë, forcat paqeruajtëse të Unionit Afrikane si dhe Kenia e Etiopia, të gjitha bashkarisht janë fajtore për gjendjen e tmerrshme të civilëve në Somali.

Human Rights Watch deklaron se Qeveria në Somali, duhet të përmirësojë gjendjen për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të përkrahë perëndimorët në mbështetjen e tyre për ndihmë.

Një zëdhënës i qeverisë së përkohshme federale i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se vendi është i angazhuar për të drejtat e njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›