E Shtunë, 31 Tetor 2026

Soros, nën akuzë për tentativë vrasje

Miliardieri 80-vjeçar George Sorros është vënë nën akuzë për tentativë vrasjeje të një vajze 28-vjeçare. Sipas gazetës "New York Post" miliarderi 80-vjeçar është paditur nga 28 -vjeçarja , e cila "pretendon" se ka qenë e dashura e Sorosit.

Adriana Ferreyr ka ngritur padi në Gjykatën e Manhattan të mërkurën. Ylli 28-vjeçar brazilian i telenovelave pohon, se 80-vjeçari Soros i dha apartamentin 1.9 milionë në pjesën lindore të Manhattan një të dashure të re. Avokati i Ferreyr, Robert Hantman, tha se gjithçka do ta vendosë gjyqi. Ferreyr ndjek studimet në Universitetin "Columbia", ndërsa çifti është takuar në 2006.

Aktivisti i njohur i të majtës në Europën Lindore, i ka premtuar 28-vjeçares Adriana Ferreyr një apartament në Manhatan, dhe para për të mbyllur çështjen. Por, sipas gazetës, thuhet se çështja nuk përfundon, duke i dhënë asaj një apartament në Manhattan, dhe 50 milionë dollarë, pasi 28-vjeçarja, mundet ta padisë atë, për një tentativë vrasjeje, duke e mbytur.

Ferreyr pranon se, marrëdhëniet e saj pesë-vjeçare me Soros u përkeqësuan pas një grindjeje, e cila për pak ishte drejt një përfundimi fatal. Ngjarja "horror" sipas saj ka ndodhur në kohën kur të dy po qëndronin në një apartament luksoz, ku jeton miliarderi George Soros në rrugën "East 85th-and-Lexington Avenue".

Sipas padisë ndërsa ishin ende në shtrat, Soros goditi Ferreyn në të gjithë fytyrën dhe vazhdoi t`i vinte duart në fyt, në një përpjekje për ta mbytur atë. Ndërsa më pas, siç pretendohet nga 28-vjeçarja, ai tentoi ta gjuante atë me një abazhur por llamba u thye në dysheme dhe ajo preu këmbën. Sipas një raporti të policisë në atë kohë 28-vjeçarja nuk  ngriti akuza ndaj Soros.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›