Itali, sherr për një rumune, shqiptari vret bashkëkombësin
KAZERTA -Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Kazerta të Italisë kur një 30 vjecar shqiptar me emrin Flamur Rexhepi ka vrarë bashkëatdhetarin e tij 27 vjecar. Sipas policisë viktima quhet Alket Salia. Dy të rinjt janë zënë për një vajzë rumune. ANSA raporton se ngjarja ndodhi në një periferi te Villa LIterno në Kazerta gjatë një mosmarrëveshje mes dy emigranteve shqiptare. Sherri është tensionuar kur 27 vjecari Saliaj ka goditur me thikë 30 vjecarin Flamur Rexhaj duke e plagosur. Rexhaj nga ana e tij e ka qëlluar me pistoletë duke e lënë të vdekur 27 vjecarin. Vetë Flamur Rexhaj ndodhet në spital për të marrë mjekimin. Pistoleta më të cilën u vra Alket Saliaj rezultoi e vjedhur.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)