E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korca përfshihet nga i ftohti, e ngricat temperatura - 5 gradë

KORCE- Rajoni i Korçës është përfshirë nga temperatura shumë të ulëta. Sipas shërbimit sinoptik të Komandës Ushtarake Mbështetëse, Korçë, temperatura më e ulët në qytetin e Korçës ka qenë minus 5 gardë celcius dhe ajo më e lartë që pritet të shënohet në mesditë do të jetë minus 3 gradë celcius.
Në Ersekë, Voskopojë dhe Dardhë temperatura më e ulët ka qenë minus 7 gradë celcius. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Nacionale, Korçë, Kreshnik Zgjani ka thënë për atsh se rrugët Korçë-Kapshticë, Korçë-Pogradec-Qafëthanë dhe Korçë-Ersekë janë të kalueshme, por në Qafën e Qarrit, Qafë-Plloçë dhe Qafën e Thanës, për shkak të ngricave dhe të akullit, kalohet me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë.
Policia e qarkullimit rrugor po patrullon duke kërkuar nga drejtuesit e automjeteve të kenë me vete pajisjet dimërore.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›