E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri maqedonas, Milloshoski për vizitë në Kosovë

SHKUP-Me ftesë të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, po viziton sot Kosovën.
Përveç takimit me homologun kosovar, Skënder Hyseni, Milloshoski do të zhillojë takime edhe me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë bërë të ditur se Milloshoski do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›