Nismat e PS, miratohet në parim propozimi per Komisionet Hetimore
TIRANE-Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim një nga nismat e Partisë Socialiste, atë për projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 'Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit".
Anëtarët e Komisionit pasi e miratuan në parim këtë propozim të PS, vendosën që nesër ta diskutojnë nen për nen.
Gjatë kësaj mbledhje pritet që maxhoranca të paraqesë amendamentet e saj për draftin e PS-së, "për ta sjellë atë në përqasje me Kushtetutën". Kështu, PD pritet të kërkojë ndryshimin e nenit 4 të projektligjit, që hetimi parlamentar të fokusohet në çështje të tjera, përveç materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit, kur për to ka një vendim gjykate.
Anëtari socialist në këtë Komision Fatmir Xhafaj theksoi se kërkesa e PS për kutitë nuk është antikushetuese por e bazuar në të. “Kushtetuta mbron iniciativën tonë”, tha Xhafaj. Sipas tij, zgjidhja e krizës është politike dhe se zvarritja e procesit do të ketë pasoja. “Zvarritja nuk i shërben zgjidhjes. Jemi të hapur në negociata politike e juridike”. Sipas Xhaferrit rrëzimi i projektit do të ishte hap prapa. “Jemi gati të gjejmë pikë takimi për cështjen, por nuk bëjmë pazare për zgjedhjet. Ky ishte apeli jonë për reflektim ndaj mazhorancës”. Sipas Xhafajt, PS gjithmonë ka vënë në pikëpyetje vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe se kërkesa për hapjen e kutive kosnsiton pikërisht në këtë fakt, të shikohet se cfarë ka ndodhur me zgjedhjet.
Kreu i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmajli theksoi se shpreson ne gjetjen e një zgjidhje bazuar në Kushtetutë. Por sic tha ai, “jemi të bindur se do të arrijmë në një kompromis”, tha Rusmajli.
Komisioni i Ligjeve nisi shqyrtimin e propozimeve të PS-së në fillim të kësaj jave, (8 mars).
Në mbledhjet në vijim, gjatë debatit në parim deputetët e të dy palëve shfaqën qëndrime të kundërta rreth iniciativës ligjvënëse të socialistëve lidhur me kushtetueshmërinë e saj. Sipas maxhorancës nisma e opozitës është "jashtë shtratit kushtetues dhe në shkelje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese".
Ndërkohë, që deputetët socialistë deklarojnë të kundërtën, që nisma e tyre vetëm se mbështet të drejtën e parlamentit për të hetuar shkeljet e ligjit zgjedhor dhe nuk kërkon të hyjë në kompetencat e institucioneve të tjera.
Pas mbylljes të diskutimit në parim të projektligjit, komisioni i Ligjeve vendosi të vazhdojë debatin të martën me diskutimin nen për nen.
Kuvendi, me një vendim të veçantë, vendosi shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të nismës së PS-së, e cila pritet të diskutohet në parlament në seancën plenare të 18 marsit.
(d.b/BalkanWeb)