E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Fushe- Kruje, plagosen tre shtetas turq

FUSHE- KRUJE- Tre shtetas me kombësi turke kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur sot në mëngjes në autostradën Fushë- Krujë- Milot.

Policia thotë se aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në afërsi të Thumanës.

Tre shtetasit turq, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur kanë qenë duke udhëtuar me fuoristradën me targa TR 8062N nga Tirana në drejtim të veriut, kur automjeti i tyre ka dalë nga rruga dhe pasi është rrotulluar disa herë ka përfunduar jashtë saj.

Policia thotë se tre shtetasit e huaj kanë pësuar plagë të rënda dhe janë shoqëruar në spital ushtarak në Tiranë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›