E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shkatërrohet banda e trafikut, në pranga shqiptarë

MILANO- Një organizatë e trafikut të lëndëve narkotike që vepronte në Komasko dhe në veri të Italisë është shkatërruar nga Guardia di Financa e Komos.

Njëzet e nëntë persona janë arrestuar si dhe janë sekuestruar 56 kile drogë. Konkretisht janë arrestuar 15 kg kokainë, 31 kg heroinë, dhe 10 kg marihuanë.

Hetimet, e koordinuara nga prokurori i Milanos Xhani Narbone, u nisën nga një sinjalizimi i policisë belge, e cila në mars të 2008 kishte arrestuar në Bruksel 5 persona. Ndaj të arrestuarve ishte firmosur një urdhërarrest europian nga Gjykata e Milanos.

Më pas prokurorët dhe hetuesit nisën të gjurmojnë për ekszistencën e një strukture të përbërë kryesisht nga shqiptarë dhe që ishte e lidhur me grupe të tjera kriminale aktive në Belgjikë, Holandë, Zvicër, Slloveni, Shqipëri dhe Itali- raporton agjencia e lajmeve ANSA. Grupi drejtonte një pjesë të madhe të tregut vendas të kokainës, heroinës gjithashtu dhe marihuanës.

Sipas hetimeve, lënda narkotike kalonte nëpër shtigje të studiuarara tepër mirë për të mbërritur më pas në tregun Italian.
Kokaina nisej nga Holanda dhe nëpërmjet shtigjeve malore të Frejus dhe Brennero, arrinte në provincat e Milanos ku dhe magazinohej.

Mariuana mbërrinte në Pulia, nga brigjet shqiptare, ndërsa heroina nga Sllovenia mbërrinte në Itali nga Ferneti. (zonë kufitare ku ndahet Sllovenia me Italinë)

Në këtë hetim janë të përfshirë gjithsej 40 persona, përfshi dhe ato që kanë përfunduar në burg. Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 7 makina, 2 kamionë, një motor, 20 mijë euro kesh, 22 celularë, 30 karta sims, si dhe një sërë pajisjesh për të punuar lëndën narkotike.

Në hetim u përfshinë edhe bashkëpunimi i policive të disa shteteve europiane, përmes kanaleve të bashkëpunimit gjyqësor Eurojust.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›