E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH, Këshilli mbikqyrës diskuton politikën monetare për 2010

TIRANE- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvillojë javën e ardhshme mbledhjen e fundit për këtë vit, ku pritet të diskutohet raporti i Politikës Monetare për muajin dhjetor të vitit 2010.
Në axhendën e punimeve vend të rëndësishëm do të zërë edhe diskutimi i projektit "Për miratimin e Programit Monetar për vitin 2011", "Për disa ndryshime në rregulloren "Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave" dhe në rregulloret "Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit" e "Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka"", si dhe informacionet tremujore "Për borxhin e jashtëm" dhe "Për bilancin e pagesave".
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›