Tirane, zbardhet ngjarja e 21 nentorit
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e 21 nëntorit në rrugën "Jordan Misja".
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, bëri të ditur se ditën e djeshme si rezultat i hetimeve të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, u arrit identifikimi, kapja dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje dhe arrestimi i autorit të saj.
Specialistët ndaj jetës bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes se 21 nëntorit në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, ku falë një pune të mirëorganizuar u gjet shtetasi Mirash Pale Preka, falë një pune kundër lirisë së përsonit, duke bërë të mundur dhe indetifikimin e shtetasit Alfred Nikoll Gjergji me banim në Durrës.
Sipas Katragjinit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjehere oficerët e krimeve të rënda të cilët kanë sekuestruar provat materiale. Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit Arben Gjergji. Materalet do ti kalojnë Prokurorisë për “Vrasjen me paramendim” dhe “Mbajtje te municioneve”.