Kuvendi shtyn pensionet e ish-ushtarakëve
17/12/2010 Akti normativ i qeverisë për pagesat suplementare ka fuqi deri për Krishtlindje
PS: Akti nuk ndryshohet. Mazhoranca ska votat e nevojshme për ta miratuar
Qeveria shqiptare tërhiqet nga akti normativ për pensionet suplementare të ish-ushtarakëve. Kuvendi shtyu miratimin e tij me kërkesë të Komisionit të Ekonomisë, ndërkohë që vetë akti ka afat edhe 9 ditë deri në humbjen e fuqisë së tij. Kushtetuta në nenin 101 të saj parashikon të drejtën e Këshillit të Ministrave në rast nevoje për të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative, po sipas këtij neni, i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve, nëse nuk është i mbledhur. “Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve”, - përcakton Kushtetuta. Projekti është miratuar nga qeveria më 10 nëntor të këtij viti dhe sipas nenit të mësipërm ai e humbet fuqinë që nga fillimi më 25 dhjetor të këtij viti. Deputetët e opozitës denoncuan frikën e PD-së për shkak të mungesës së votave, ndërsa mazhoranca heshti. I vetmi sqarim i saj ishte kërkesa e shkruar e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë Edmond Spaho për shtyrje të miratimit me qëllim rishikimin nga komisioni i tij i disa çështjeve të aktit. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erion Braçe kërkoi sqarime për këtë shtyrje, duke akuzuar Kryetaren e Kuvendit për abuzim, veçanërisht me procesin e ligjbërës. “Nuk e di se çfarë çështjesh do të diskutojë Komisioni i Ekonomisë në kohën kur përfaqësuesja e Ministrisë së Financave edhe sipas procesverbalit të komisionit ka thënë se akti normativ ose miratohet, ose rrëzohet, nuk ndryshohet. Nëse nuk keni votat për ta miratuar, ky është turp. Nëse qeveria do ta tërheqë këtë akt, ta shprehë qartë”, - theksoi Braçe në fjalën e tij. Ai akuzoi për shkelje të rregullores së Kuvendit me këtë akt. “Jeni jashtë Rregullores së Kuvendit, jashtë Kushtetutës dhe brenda një sikleti shumë të madh për mospërputhje të programeve të partnerëve tuaj të koalicionit, mospërputhjes së mbajtjes së angazhimeve programore tuaja dhe partnerëve tuaj dhe natyrisht të mashtrimeve të kategorive sociale në nevojë”, - vijoi ai. Nga kampi i majtë reagoi për këtë çështje deputeti tjetër i PS-së Pandeli Majko, sipas të cilit akti ka hyrë në fuqi sipas Kushtetutës. “Për 6 muaj ai vazhdon veprimin e vet pa u votuar në Parlament. Po paguani me pensione suplementare si ish-ushtarakët, edhe gardianët e burgut”, - tha Majko. Opozita është deklaruar kundër aktit normativ dhe së bashku me votat e lSI-së vinin në dyshim mbështetjen e qeverisë në këtë nismë.
Shtyhet një vit përdorimi i letrave me vlerë për procesin e legalizimit e privatizimit
Rimbursimi me bono, PS akuza administratës së ALUIZNI-t
Braçe: Procesi ka ngrirë si pasojë e mungesës së vullnetit për të zbatuar ligjin
Opozita akuzoi administratën e ALUIZNI-t për mosrespektim të ligjit për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit. Gjatë diskutimit të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 7918, «Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995, Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit) dhe dekretit nr. 1049, Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.3.1995» i ndryshuar”, në seancën e djeshme deputeti socialist Erion Braçe tha se procesi i rikthimit të lekëve në këmbim të bonove për procesin e legalizimit ka ngrirë. “Kam marrë ankesa prej qytetarëve, të cilët prej muajsh, deri dhe një vit gati, ofrojnë bonot e privatizimit në këmbim të parave dhe nuk i marrin. Procesi ka ngrirë pikërisht nga mungesa e vullnetit të kësaj administrate për të zbatuar ligjin”, - tha Braçe. Por kjo deklaratë e tij u kundërshtua nga deputeti Edmond Spaho. “Pretendimet e kolegut për mosdhënien mundësi të atyre që kanë paguar me bono privatizimi dhe të kërkojnë rimbursim dhe këto pretendime se administrata nuk i rimburson nuk është e vërtetë. ALUIZNI më njoftoi se janë 1477 kërkesa, të cilat janë marrë të gjitha në konsideratë dhe janë në procesin e shlyerjes”, - tha deputeti i djathtë. Ndërsa ministri i Financave Ridvan Bode sugjeroi zgjidhjen e kësaj çështjeje me gjykatë. “Atij që i është prekur e drejta ligjore të shkojë në gjykatë. Ligji ka autorizuar administratën që në procesin e legalizimit ata që janë paguar tu kthehen paratë, kush nuk i ka marrë, të shkojë në gjykatë”, - tha Bode. Lidhur me procesin e legalizimit, sipas llogaritjeve të qeverisë, janë 2 miliardë lekë bono të privatizimit që janë angazhuar në procesin e legalizimeve. Projekti i qeverisë zgjat edhe me një vit afatin e përdorimit të bonove të privatizimit.