E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shkëmbim zjarri mes dy grupe shqiptarësh në Rimini

Dy grupe shqiptarësh janë përleshur me armë zjarri mbrëmë në qendër të qytetit të Riminit në Itali.

Sipas policisë italiane, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe bëhet fjalë për një shkëmbim zjarri mes dy grupe shqiptarësh, kryesisht me statusin e turistëve. Nga ky incident një 32 vjeçar është plagosur rëndë me një plumb në kofshë dhe se ai menjëherë është shtruar në spitalin e Riminit.

Policia italiane menjëherë ka arritur të arrestojë tre pjestarë të këtij grupi, të cilët do të sqarojnë motivet e këtij sulmi. Policia dyshon se bëhet fjalë për gjakmarrje, për çështje biznesi ilegal dhe pista të tjera që janë duke u hetuar.

Në vendin e ngjarjes policia italiane ka sekuestruar pistoleta, thika dhe materiale të tjera për prova gjatë hetimeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›