Korcë, sulmohet banesa e ‘të fortit’ të qytetit
KORCË- Sulmohet banesa e njërit prej të fortëve të qytetit të Korcës aktiv në periudhën e trazirave të vitit 1997. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në lagjen nr 11 në Korcë.
Burime zyrtare të policise bëjnë të ditur se kanë qenë dy persona, ende të paidentifikuar të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 32- vjecarit Pali Pavlli. Pas kësaj, ata kanë lënë një letër kërcënuese në portën e jashtme të baneses. Nuk ka patur të lenduar nga ngjarja, ndërsa në momentin e të shtënave brenda banesës private kanë qenë që të katërt anëtarët e familjes Pavlli.
Policia e Korcës ka gjetur në vendngjarje dy gëzhoja, që konfirmojnë se autorët e ngjarjes kanë përdorur një armë zjarri pistolete. Sërish sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka si motiv hakmarrjen. 32-vjecari Pali Pavlli është një person me precedentë penale që lidhen me ngjarjet e vitit 1997 dhe ai njihet si një nga të fortët e Korcës. Ndërkaq po hetohet për identifikimin e autorëve.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)