KLD miraton emërimin e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës
TIRANE - Nën drejtimin e Presidentit, Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot mbledhje plenare, e cila filloi me diskutimin dhe miratimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë, me objekt "Pezullimin e shqyrtimit të kërkesave për procedim disiplinor drejtuar KLD-së për disa gjyqtarë".
Në vijim, Këshilli shqyrtoi shkresën e Zv.ministrit të Brendshëm, “Për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë" dhe caktoi dy gjyqtarë në Komisionin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë.
Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për gjyqtarë, të riparaqitura për vendet e mbetura vakant në disa gjykata Administrative të Shkallës së Parë.
Pas përfundimit të procesit të votimit, KLD me shumicë votash, vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtares Mariana Velçani në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës dhe emërimin e gjyqtarit Ahmet Jangulli në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Këshilli vendosi gjithashtu shpalljen e një vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër dhe të katër vendeve vakant për gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Rrethi Gjyqësor Tiranë.
Në vijim të mbledhjes, me unanimitet, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, vendosi delegimin e gjyqtares së gjykatës së Rrethit Durrës, Joana Qeleshi për të kryer përkohësisht detyrën e Kryetarit të asaj gjykate deri në emërimin e kryetarit të ri nga Këshilli.
KLD mori në shqyrtim propozimin e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës për emërimin e z.Neshat Fana si Drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe me votimin unanim të të gjithë anëtarëve që morën pjesë në votim, vendosi pranimin e propozimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.
Më tej, KLD pasi shqyrtoi propozimin e Kryeinspektorit dhe ankimet përkatëse, miratoi aktet e Vlerësimit Profesional dhe Etik për gjyqtarët e mëposhtëm:
-Albert Spiro, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
-Albina Spaho, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër;
-Fejzo Hysi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;
-Enton Dhimitri, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër;
-Shpëtime Pitaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;
-Rexhep Bekteshi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
-Durim Kadiu, gjyqtar (ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë)
-Ema Gashi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;
-Albano Cepele, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër
-Flora Hasimi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.
(er.nu/ata/BalkanWeb)