Fushata- Gjinushi: Largimi i qeverisë, largon krizën
Kreu i Partisë Social Demokrate e ka vijuar turin e tij elektoral në Elbasan. Në rajonin numër tre të këtij qyteti, Gjinushi u ka kërkuar banorëve që me votën e tyre të largojnë këtë qeveri e cila sipas tij do të jetë zgjidhja e daljes së vendit nga kriza.
ELBASAN- Largimi i kësaj qeverie të kryesuar nga Berisha është zgjidhja e duhur për të nxjerrë vendin nga kriza. Kështu deklaroi kreu i PSD-së Skënder Gjinushi gjatë një takimi në rajonin numër tre në Elbasan. Vetëm me një qeverisje Social Demokrate sëbashku me socialistët dhe aleatë të tjerë vendi shkon drejt integrimit- tha Gjinushi. “Ne luftuam që ai të ikte që në 2009, gjë që nuk u realizua jo për faj të socialdemokratëve. Megjithatë më mirë vonë se kurrë le të iki pas dy javësh kjo qeveri e mbrapsht”- theksoi Gjinushi. (a.r/news24/balkanweb)