E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali shuhet ne moshen79 vjecare aktorjaSandra Mondaini

MILANO- Eumlshte shuar sot ne moshen 79 vjecare aktorja e famshme italiane Sandra Mondaini. Ajo nderroi jete rreth ores 13 ne spitalin San Rafaele te Milanos ku ishte shtruar prej 10 ditesh.
Vetem 4 muaj me pare ne prill te ketij viti Sandra humbi bashkeshortin e saj Raimondo Vianelo humbje te cilen ajo nuk arriti ta perballoje pasi thuajse menjehere u shtrua ne nje shtepi kurimi. Aktore brilante sic pershkruhet nga mediat italiane qe investoi me shume ne komedi dhe recitim Mondaini ka qene protagoniste e nje sere skecesh te paharrueshme qe shenuan karrieren e saj. Por natyrisht me te famshmit ishin ato me bashkeshortin Raimondo Vianelo mes te cileve do te mbahet mend seriali i famshem i Mediaset 1988 Shtepia Vianelo.

E lindur ne shtator te vitit 1931 Sandra u be e famshme qe e vogel kur i ati e shfaqi vetem 6 muajshe ne nje fushate sensibilizimi kunder turbekulozit. Debutimi i saj ne skene daton ne vitin 1949 me nje komedi ne teatrin Olimpia te Milanos. Por vetem hyrja e saj ne ekranin e vogel fillimisht me emisionet televizive perkrah Majk Bonxhorno e beri ate nje nder personazhet me te dashur te italianeve.
e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›