Drama e gruas pa pushtet
Vdekja e nje mbretereshe e Rexhep Qosjes cmitizon figuren e mbretereshes ilire Teuta. Gruaja e penduar e tradhtuar e zhgenjyer rrefehet ne skenen e teatrit me regjine e Inis Gjonit
Inis Gjoni po punon ne Teatrin e Metropolit me nje veper shqiptare monodrama Vdekja e nje mbretereshe 1978 te Rexhep Qosjes.
Para se te dorezoje fronin nje mbretereshe i kujtohet gjithe koha e sundimit te saj. Tani ndihet e zhgenjyer e tradhtuar nga vartesite e saj servilet lapangjozet ata qe deri dje e duartrokisnin dhe sot po e fundosin. Ne krijimin e kesaj vepre Rexhep Qosja i eshte referuar figures se mbretereshes Teuta qe sundoi per tre vjet Ilirine pas mbreterimit te te shoqit Agron.
Vdekja e nje mbretereshe eshte drama e personalitetit te nje gruaje te nje nene. Ajo eshte e vertete ne rrefimin e saj e sinqerte para vetes para burrit te birit. Autori e zhvesh nga miti miti qe krijojne te tjeret. Qosja ka bere nje zberthim te mrekullueshem te psikologjise se njeriut tregon Inis Gjoni e cila here pas here zgjedh vepren qe do dhe e ngjit ne skene kur eshte gati.
Te monodrama e Qosjes e ka terhequr figura femerore qe autori e ndertuar si personalitetin e nje gruaje te forte te zgjuar krenare po aq sa te dhembshur te ndjeshme.
Gjoni nuk eshte marre gjate me linjen historike konfliktin me perandorine e Romes
per te ndricuar me mire boten e perjetimeve te Teutes. Ne kete menyre sipas regjisores vepra komunikon me shume me shikuesin dhe mesazhi i saj percillet me qarte.
Ne rolin e mbretereshes eshte aktorja Eni Jani qe se fundmi eshte shfaqur ne teater me nje rol te plote Mirandolina ne komedine E zonja e Bujtines te regjisorit Hervin uli.
Ne bisedat gjate provave Gjoni i kerkon aktores te ndalet ne logjiken e cdo fjale ne tekst po aq sa perpiqet te shprehe perjetimin. Regjisorja i kushton vemendje ritmit te interpretimit eshte elementi qe e kerkon here pas here nga Jani. Aktori duhet te jete ne nje veprim te pandalshem gjate gjithe kohes ndryshe shfaqja behet e merzitshme shpjegon Gjoni e vetedijshme per rrezikun qe mund te sjelle monologu i gjate me shume se nje ore ne nje skene teatri.
Ajo vlereson te vepra e Qosjes tekstin e qarte mesazhin e kthjellet bashkekohesine e saj. Ai i flet publikut te sotem. Gjithkush mund te kete humbur miqte nje pune ka provuar zhgenjimin nga te tjeret shpjegon Inisi. Ndihet mire qe ka punuar me nje veper si kjo e Qosjes shkruar me nje gjuhe te paster e te konsoliduar.
Rexhep Qosja 1936 ka nje kontribut te jashtezakonte ne kulturen shqiptare si studiues shkencetar i letersise shqipe si publicist shkrimtar.
Drama e zgjedhur per inskenim nga Gjoni eshte botuar ne vitin 1978 bashke me dy drama te tjera te njohura te autorit Sfinga e gjalle dhe Beselam pse me flijojne.
shte autor i nje vepre baze studimore per letersine si Panteoni i rralluar 1972 dhe i nje romani qe ka hyre tashme ne klasiket e letersise shqipe te shekullit te njezete Vdekja me vjen prej syve te tille 1974.
Para kesaj regjie Inis Gjoni eshte prezantuar regjisore me veprat Dadot e Jorgo Shkurtit Karriget E. Ionescos Mosmarreveshja A. Camus. Ne periudhen 1996-2000 ka interpretuar ne shfaqjet Don Zhuani me regji te Artan Imamit Vdekja e nje anarkisti me regji te Milto Kutalit Lezeti i kolltukut dhe i krevatit me regji te Kico Londos dhe Shfaqja e fundit me regji te Fadil Hysajt.
Inis Gjoni tregon se angazhimi ne televizion nuk i ka lene shume kohe per teatrin. Por nje largim i perkohshem nga ekrani i sherbeu per pergatitjen e kesaj shfaqjeje dhe per perfundimin e studimeve Master ne degen e regjise te filmit ne Akademine e Arteve te Prishtines. Teatri kerkon ide te reja. Nese nuk studion dhe nuk ke deshire per te punuar nuk ke cte japesh e perfundon kete bisede regjisorja Inis Gjoni.
Monodrama Vdekja e nje mbretereshe shfaqet ne mes te muajit te tetor ne Teatrin e Metropolit Tirane.