Nis xhirimet filmi Amnistia produksioni shqiptaro-grek

Tirane 21 shtator NOA/Milena Selimi - Kane nisur xhirimet e filmit Amnistianje produksion shqiptaro-grek. Nje kronike ne shtyp dhe nje histori dramatike behet shkas per te shkruar skenarin e nje filmi.
Regjisori Bujar Alimani niset nga nje histori reale dhe ne filmin Amnistia rrefen historine e Elses dhe Shpetimit qe takohen nje dite ne rrjedhen e jetes se merzitshme qe bejne ne dy qytete te Shqiperise se tranzicionit.
Nje rrefim per demokratizimin e burgjeve dhe lejimin e dhomave intime per bashkeshortet.
Te dy kane bashkeshorte te denuar me burg.
Njohja marredhenia dhe kuptimi qe i japin lidhjes se tyre ndodh gjate ketyre vizitave. Jane dy njerez qe krijojne nje marredhenie e cila per shoqerine quhet e paligjshme. Aktoret Luli Bitri Karafil Shena Todi Llupi Mirela Naska Omer Hamitaj Orest Arapaj etj jane kasti i perzgjedhur nga regjisori Alimani te gjithe aktore te rinj.
Me e vertete se e verteta shfaqja me e fundit ne Teatrin e Metropolit duket se i ka sjelle fat aktores Luli Bitri.
Ka mjaftuar roli i Cloe-s per te shenjuar rolin kryesor ne filmin Amnistia.
Nuk eshte e rastesishme perzgjedhja e aktorit Karafil Shena i cili prej disa vitesh jeton dhe punon ne Greqi dhe vjen ne kete film pas rolit ne Balkan Pazar te regjisorit Edmond Budina.
Amnistia eshte nje prodhim i shtepise filmike shqiptare 90 Production e mbeshtetur nga Qendra Kombetare Kinematografike ne bashkepunim me shtepine filmike greke Fantasia Audiovizual qe financon me 35 te prodhimit dhe shtepine filmike franceze Arizona Film me 15 te mbeshtetjes financiare te prodhimit.
Shtatorin e kaluar projekti u aprovua nga Eurimages Fondi i Keshillit te Evropes per Kinematografine Evropiane dhe u mbeshtet me 120.000 euro.
Para pak muajsh u miratua edhe nga Bordi i Qendres Kinematografike qe vendosi ta mbeshtese financiarisht ne kategorine e filmit te gjate alternativ me vleren 27. 816.000 leke.
Kjo eshte vepra e pare e gjate artistike e Alimanit.
Ai eshte autor i disa filmave te shkurter Katoi Gaz Busulla etj. realizuar ne nje hark kohor prej dhjete vitesh ndermjet Shqiperise dhe Greqise vendi ku emigroi dhe jeton prej viteve 90.
Xhirimet e Amnistise vazhdojne ne Tirane deri me 7 tetor.
Me 8 tetor ekipi niset drejt Pogradecit dhe do te punoje aty deri me 30 tetor.
m.s/NOA