Gordon: Serbia të bashkëpunojë në heqjen urgjente të bllokadave dhe kontrollin e kufijve
Ndihmësseketari amerikan i Shtetit, Filip Gordon, ka porositur Serbinë që anembanë Kosovës duhet patjetër të ekzistojë pa kusht liria e lëvizjes, duke theksuar se Uashingtoni pret nga qeveria e Serbisë që plotësisht të bashkëpunojë me KF0R-in dhe EULEX-in në heqjen urgjente të bllokadave në rrugët e veriut të Kosovës dhe të sigurojë kontroll përkatës të kufijve.
Gjithashtu, ai ka bërë të qartë se ndarja dhe shkëmbimi i territoreve është zgjidhje e papranueshme. Deklatarat e Gordon u bënë në Nënkomitetin e Dhomës Përfaqësuese për Evropë dhe Evroazi kushtuar situatës në Ballkan, ku më së shumti është diskutuar për Serbinë e dhe Kosovën dhe problemet e Bosnjës e Hercegovinës, njofton “Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe.
“Vështirë është të imagjinohet që Bashkimit Evropian t’i bashkohet vendi i cili financon aktivisht institucionet e ndara në shtetin fqinjë dhe i cili me të ndan kufijtë që nuk janë rregulluar, kontrolluar dhe njohur. Ky është mesazhi që bashkë me Bashkimin Evropian përpiqemi t’ia transmetojmë Serbisë”, është shprehur ndihmësseketari Gordon.
Nëse nis cilido qoftë nga këto procese, kjo kurrsesi nuk mund të jetë i kufizuar vetëm në një linjë kufitare, as që mund të përfundojë me rrugë paqësore. Retorika, me të cilën bëhet thirrje për ndarjen e Kosovës dhe vihet në dyshim aftësia e njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike të jetojnë bashkë, është e dëmshme për pajtimin rajonal dhe në kundërshtim me përpjekjet e gjata me dekada të komunitetit ndërkombëtar që të nxjerrë rajonin nga periudha e konflikteve brutale të viteve 90″, ka theksuar Gordon.