E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, sot zhvillohet gjyqi ndaj Berluskonit

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, sot pritet të paraqitet në seancën dëgjimore në një gjykatë, për shkak të akuzave për abuzime seksuale me të mitur.

Mendohet se zoti Berluskoni nuk do të paraqitet personalisht në një gjykatë në Milano, por qindra gazetarë dhe ekipe televizive pritet që do të jenë atje për fillimin e njërit prej proceseve gjyqësore, për të cilin është folur më së tepërmi në historinë aktuale italiane.

Silvio Berluskoni, 74 vjeç, është akuzuar se ka paguar Karima El-Mahroug, e njohur si Rubi, për shërbime seksuale, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe.

Berluskoni, gjithashtu është akuzuar për keqpërdorim të detyrës duke ndërhyrë për lirimin e kësaj vajze të re nga arresti policor, për shkak të dyshimeve për vjedhje.

Berluskoni dhe vajza El-Kahroub i kanë hedhur poshtë akuzat se kanë pasur marrëdhënie seksuale, ndërsa kryeministri italian ka hedhur poshtë çdo akuzë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›