E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë: Plagos pasticierin për motive banale

Mbrëmjen e sotme rreth orës 20.30 në vendin e quajtur “Tregu i Orizit” në qytetin e Vlorës në pastiçerine me emrin “Dashuria”, personi i indentifikuar si A.V, 35 vjec ka goditur pronarin e dyqanit. Pas një debati me pronarin e pastiçerisë, agresori ka rrëmbyer thikën që shërbente për prerjen e ëmbëlsirave dhe e ka qëlluar disa herë në trup, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Persona te gjendur në afërsi të ngjarjes e kanë transpotuar të plagosurin për në spitalin rajonal të Vlorës .

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe ka bërë kqyrjen e vendit si dhe më pas ekspertiza ka bërë të mundur marrjen e shenjave të gishtërinjve si dhe ka marrë thikën ne cilësinë e provës materiale me të cilën agresori ka sulmuar viktimën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›