E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden të vdekur dy punonjës të centralit bërthamor në Fukushima

Gjenden të vdekur dy punonjës të centralit bërthamor në Fukushima.

Sipas “Tokyo Electric Pouer Company” (Tepco), e cila operon në uzinen Daiichi, trupat e dy punonjësve të shpallur si të zhdukur që pas tërmetit dhe cunamit janë gjetur më 30 mars në bodrumin e turbinës së reaktorit 4.

Dy punonjësit ishin përkatësisht të moshës 24 dhe 21 vjeç.

Sipas autoriteteve, ata humben jetën si pasojë e gjakderdhjes pas plagëve të shumta të marra në kokë.

Ndërkohë, vijon operacioni për gjetjen e personave të tjerë të cilët rezultojnë të zhdukur.

Operacioni i kërkimit po zhvillohet si në tokë, ashtu edhe në det.

Vetëm gjatë dy ditëve të kaluara, autoritetet kanë raportuar gjetjen e më shumë se 60 trupa por ndërkohë më shumë se 16.000 njerëz vijojnë të rezultojnë të zhdukur.

Një ditë më parë, zyrtarë të TEPCO-s thanë se uji ishte kontaminuar me lëndë radioaktive si pasoje e një çarjeje prej 20 cm në reaktorin numër 2.

Autoritetet thanë se lënda radioaktive do të zhduket në një kohë të shpejtë nga deti dhe se nuk mendohet se ka rrezik në shëndetin e njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›