Itali, tenton të rrëmbejë vajzën shqiptare ther burrin
MILANO– Një vajzë shqiptare është kërcënuar me hanxhar nga një shtetas maroken me qëllim rrëmbimin e saj. Ngjarja tronditëse ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Milanos.
Mësohet se shtetasi maroken ka qëndruar në makinën e tij, duke pritur që vajza e re të dilte nga shtëpia. Në momentin që ajo ka dalë për në punë dhe është afruar në stacionin e autobusit, marokeni 22-vjeçar ka dalë nga makina me një hanxhar në dorë, duke e kërcënuar vajzën që të hipte në automjetin e tij dhe pas refuzimit të saj e ka goditur në kokë me bishtin e hanxharit.
Sipas policisë italiane kanë qënë ulërimat e vajzës, të cilat kanë bërë që burri i saj të dalë nga shtëpia. Si pasojë dhunuesi 22-vjeçar është larguar teksa ka parë bashkëshortin e vajzës të afrohej në drejtim të tij.
Ndërkohë, shqiptari e ka ndjekur për disa metra dhe është konfrontuar me dhunuesin maroken. Shqiptari ka marrë disa plagë ne krah, të shkaktuara nga goditjet me hanxhar.
Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë të mundur arrestimn e marokenit. Ndërkohë që në polici është shoqëruar dhe shqiptari për të sqaruar më tej ngarjen e ndodhur.
(e.m/koha/BalkanWeb)