E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kisha e Shën Gjergjit merr çmim Europian për restaurimin

KORÇË- Projekti për restaurimin dhe rehabilitimin e Kishës së Shën Gjergjit në Shipckë të Korçës është shpallur si një nga restaurimet më të mira në Europë për vitin 2011 nga Organizata Europa Nostra.

Kjo organizatë, ombrellë për mbi 250 shoqata jo-qeveritare, 150 shoqatave të asociuara si dhe 1500 individëve në më shumë se 50 vende, i ka dhënë çmim Kishës së Shën Gjergjit mes 12 çmimeve të saj vjetore.

Në faqen zyrtare në internet të Europa Nostra, për restaurimin e kësaj kishe, shkruhet se ka rezultuar në një rritje të ndjeshme të turizmit kulturor dhe se juria ishte impresionuar shumë nga suksesi i këtij projekti restaurues, i cili gëzon mbështetje edhe nga popullata lokale.

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve bën me dije se Shqipëria, edhe pse është përfaqësuar si një shtet jo anëtar i Bashkimit Europian, ka fituar një çmim europian, duke e cilësuar një ngjarje në fushën e trashëgimisë kulturore.

Çmimet "European Union Prize for Cultural Heritage, Europa Nostra Awards", kanë filluar të jepen prej vitit 2002 në bashkëpunim mes Komisionit Europian dhe Europa Nostra dhe konsiderohen si "Oscar" e fushës së Trashëgimisë Kulturore Europiane.

(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›