E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali trazira para operes La Scala

Nje sere trazirash jane regjistruar jashte operas se famshme La Scala ne Milano te Italise gjate nje proteste kunder propozimit te qeverise per shkurtimin e fondeve per sektoret e kultures dhe arsimit.

Punonjes te operave nga e gjithe Italia ishin mbledhur ne menyre paqesore para nderteses ku do te mbante nje fjalim moderatori Daniel Barenboim kur papritur shperthyen trazirat.

Studentet jane perleshur me policine e cila ka perdorur shkopinj gome dhe gaz lotesjelles. Megjithate 14 oficere kane marre plage te lehta.

Audienca brenda nderteses se La Scala ka duartrokitur Barenboim per fjalimin e tij te ndjeshem ne mbrojtje te kultures.

Moderatori izraelit i beri thirrje direkte presidentit Giorgio Napolitano i ulur ne dhomen mbreterore qe te perdore kompetencat e tij kushtetuese ne mbrojtje te aseteve kulturore te Italise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›