E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane pranga bashkeshorteve mashtrues

Nje 39-vjecare me profesion gazetare dhe koordinatore per mediat prane nje shoqate eshte arrestuar sipas policise se bashku me te shoqin per mashtrim dhe ushtrim te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.

Sipas zedheneses se policise Majlinda Pashollari dhe bashkeshorti i saj Agim Pashollari inxhinier dyshohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin duke shfrytezuar lidhjet shoqerore i kane marre nje shtetaseje nga Elbasani shumen prej 300 mije lekesh me qellim per te ndikuar tek funksionare te drejtesise per te ulur masen e denimit te te vellait te saj Ilir Poci i denuar me 25 vjet burg.

Sipas zedheneses gjate hetimeve me metodat speciale keta dy shtetas rezulton ti kene marre 45 mije euro edhe nje personi nga Buqliza duke i premtuar atij se do ndikonin tek zyrtare te Ministrise se Ekonomise per te perfituar nje leje minerare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›