Itali, vdes tenori i njohur Salvatore Licitra
ROMË- Tenori i madh italian, Salvatore Licitra, 43 vjeç, që ishte plagosur rëndë në një aksident rrugor në rajonin e Raguzës (Siçili, jug) një javë më parë, vdiq gjatë natës, bënë të ditur mediat italiane.
Mjekët e spitalit të Katanias konfirmuan gjatë natës vdekjen e tij cerebrale dhe familja autorizoi dhurimin e organeve, sipas faqes së internetit të "La Repubblica".
"Djali im pati dhuratën e 'belcanto'-s që e bëri atë këngëtarin e madh të njohur në të gjithë botën. Ata që e kanë njohur e dinë mirë sa bujar ishte", deklaroi mamaja e tij Paola në një letër drejtuar spitalit. Ajo nënvizoi se donte të përmbushte një gjest që të dëshmojë humanizmin e tij dhe t'i vërë në dispozicion organet atyre që vuajnë".
Të shtunën më 27 gusht, pasi ishte ndier keq, ndoshta për shkak të një goditjeje cerebrale, tenori humbi kontrollin e motorcikletës që po drejtonte dhe u përplas me një mur. Tenori, që nuk kishte vendosur kaskë, përsoi dëmtime të rënda, ndërsa mikesha e tij, një kineze 29 vjeçe që udhëtonte me të dhe që mbante kaskë, u dëmtua lehtë.
Salvatore Licitra, 42 vjeç, i lindur në Bernë, Zvicër, nga prindër imigrantë siçilianë me origjinë nga Raguza, po shkonte atje për të marrë një çmim më 3 shtator. I diplomuar në Parma, Salvatore Licitra nisi karrierën e këngëtarit në këtë qytet në vitin 1998, ndërsa suksesin ndërkombëtar e arriti në vitin 2002 kur iu kërkua të zëvendësojë të famshmin Luciano Pavarotti në Metropolitan Opera të Nju Jorkut në rolin e Caravadossi-t në operan "Tosca". Tenori ka kënduar ndër të tjera nën drejtimin e Riccardo Muti në "la Scala" dhe në shumë opera të tjera në të gjithë botën.
(m.a/ata/BalkanWeb)