“Financial Times”: Vjeshta do të jetë e nxehtë në Greqi
SHBA- “Zyrtarët e lartë grekë janë të shqetësuar për mundësinë e shpërthimit të demonstratave gjatë vjeshtës në Athinë, të ngjashme me ato të Korrikut” - shkruan në numrin e sotëm “Financial Times”.
Siç vë në dukje korrespondenti i “Financial Times” në Athinë, frikë e madhe ekziston edhe për demonstrata të mëdha në Selanik, gjatë vizitës së kryeministrit në këtë qytet, në kuadër të hapjes së Panairit të përvitshëm.
Pakënaqësia popullore për politikat ekonomike të qeverisë përhapet, ndërkohë që ekonomia zhytet më tej në recesion dhe pritet edhe një valë tjetër masash.
Artikulli thotë se edhe në qoftë se qeveria greke do të shmangë marrjen e masave shtrënguese të reja këtë vit, duhet të vazhdojë të përparojë me reformat strukturore si kusht për dhënien e këstit tjetër të ndihmës.
Sipas shkrimit, duket se Greqia ka rënë dakord me Trojkën për të reduktuar 150 000 vende pune në administratë deri në 2014, kryesisht përmes shkrirjes dhe mbylljes së operatorëve dhe në këtë fushë janë regjistruar vonesa.
“Financial Times” vlerëson se Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave, Evangelos Venizelos do të vazhdojë përpjekjet për të qetësuar reagimet nga masat e reja, por edhe për të krijuar një projektbuxhet të besueshëm për 2012.
Në fund artikulli shkruan se në këtë klimë, Greqisë duhet të shfrytëzojë 1 000 000 000 € ankand bono thesari të martën, që e përshkroi si "test" për bankat greke.
(e.m/BalkanWeb)