Itali, vdesin dy persona nga moti i keq

Reshje shiu e erera te fuqishme kane perfshire thuajse te gjithe vendin. Nje nga viktimat eshte nje automobilist ne Bergamo, makina e te cilit u rrokullis disa here pasi rreshqiti ne rruge nga era e forte.
Qe nga premtja e se premtes, e gjithe Sardenja perballet me vershime te medha uji, ndersa erera me shpejtesi mbi 100 km ne ore, kane rrezuar peme e demtuar ndertesa.
Deti me dallge 10 balle ka detyruar nje traget te nisur nga Palermo per ne gjenove, te kthehej nga rruga e te hynte ne rade. Ne te gjithe italine, stuhite po krijojne veshtiresi te medha levizjeje e kane prekur madje edhe transportin ajror.
Nje avion i Alitalia-s qe duhet te mberrinte ne Brindisi nga Milano, u detyrua te ndalonte ne Bari. Nuk dihet ende me saktesi nese episodi i rende i shembjes se nje shkolle ne Rivoli te Torinos, lidhet edhe ai me motin e keq.
Rrezimi i nje pjese te catise se liceut shkencor "Darvin" i ka marre jeten nje 15-vjecari e ka lenduar 17 nxenes te tjere. 4 prej tyre jane ne gjendje kritike per jeten.