E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, kerkohet nderimi i luftetarit kunder McCain

Rusia vazhdon te tregoje se eshte e lidhur fort me te shkuaren e saj dhe ne vend vazhdojne te fryjne ererat e ekstremit te majte.

Kete e tregon qarte nje kerkese sa e vecante aq edhe e kuptueshme ne Rusi, ku komunistet e Shen Peterburgut kane kerkuar qe ish ushtaraku qe rrezoi avionin e McCain ne luften e Vietnamit, te shpallet “Hero i Rusise”.

Kjo eshte ajo cfare lexohet ne kerkesen qe i eshte derguar autoriteteve vendase nga guvernatorja e ish qytetit te Car-eve, Valentina Matvienko. Nese kjo kerkese merr aprovimin e Kremlinit, atehere titulli “Hero i Rusise” do te shkoje per kolonelin Juri Trusheckin, i cili ka deklaruar se gjate vitit 1967 ne luften e Vietnamit, ka rrezuar avionin bombardues te ish kandidatit per garen presidenciale ne SHBA, republikanit McCain.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›