Irak, piratet rrezikojne Gjirin e Arabise

Ajo qe po ndodh ne Gjirin e Adenit ne Somali ku piratet kane rritur numrin e sulmeve ndaj anijeve tregtare, ne te ardhmen mund te ndodhe edhe ne Gjirin e Arabise pas terhqjes se ushtrise amerikane nga rajoni.
Sinjalin e alarmit e ka dhene ministri i Mbrojtjes te Irakut Abdul Kader al Obeidi. Gjate nje deklarate per mediat, ai theksoi se terheqja e trupave amerikane nga bazat ujore para kohes se parashikuar, mund te ngjalle interesimin e grupeve te pirateve dhe situata do ishte me e keqe nga sa mund te imagjinohet.
“Nese sulmet do fillojne te shtohen, atehere eksportimi i naftes se do te veshtiresohej shume”, pohon ministri irakian. Nderkohe, ne Gjirin e Adenit piratet kane gjetur nje parajse te vertete, duke e kthyer kete zone ujore nje nga me te rrezikshmet ne bote.