E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, te henen paraqitet paketa anti-krize

Shefat e qeverive te vendeve te BE-se do takohen diten e hene per te firmosur dokumentin e perbashket qe parashikon daljen nga kriza ekonomike qe ka perfshire kontinentin e vjeter.

Zyrat e Komisionit Evropian po i japin doren e fundit dokumentit ku do te hidhet firma e 27 anetareve te BE-se, te cilet jane ne pritje te paketes anti-krize. Ne kete samit do marrin pjese edhe komisioneret e unionit.

Nuk dihet ende nese mes anetareve te vendeve te BE-se do kete kundershtime per kete dokument, por gjithcka do te qartesohet pasi ata te jene njohur me pikat kyce qe parashikojne daljen nga kriza ekonomike.

Ekonomite me te fuqishme te BE-se si ajo e Gjermanise, Anglise, Frances apo Italise prej disa muajsh jane ne renie te lire, prandaj sipas BE-se, kjo pakete do ishte mese e nevojshme per te parandaluar thellimin e kesaj krize.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›