E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbesa shpëton nga fundosja e "Concordia" njësoj si gjyshja nga "Titanik”

GIGLIO- Një histori njerëzore, e cila rikthehet në kohë si një deja vu për një 30-vjecare italiane e cila është një prej mijëra të mbijetuarve nga fundosja e anijes "Concordia".

Valentina Capuano, 30 vjeçe ka përjetuar gjatë fundosjes së anijës "Concordia" të njëjtën histori që gjyshja e saj përjetoi natën e 14 prillit të vitit 1912, ku anija Titanik, u fundos në det të hapur në ujrat e e oqeanit Atlantik, pasi u godit nga një ajsberg gjigand.

"Ishte si të përjetoje të njëjtën histori, ishte e tmerrshme, isha shumë e tronditur. Jam ende e tronditur dhe mendoj atë çka përjetova, kam rrahje zemre dhe jam ende shumë e shqetësuar", rrëfen Valentina për të përditshmen “Republica”, e cila i mbijetoi fatkeqësisë të premten në mbrëmje, si i fejuari, i vëllai dhe shoqja e këtij të fundit.

Valentina tregon se gjyshja e saj i fliste shpesh për ekperiencën që kishte përjetuar në bordin e anijes "Titanik".Por, gjyshja nuk ishte po aq fatlume sa mbesa e saj, pasi gjatë fundosjes së Titanikut, ajo humbi vëllain e saj më të vogël, Giovanni, i cili kishte emigruar në Londër në moshën 25-vjeçare në kërkim të një pune. Giovanni ishte në bordin e anijes "Titanik", i punësuar si kamarier.
Një shekull pas tragjedisë së anijes britanike "Titanik" (rreth 1 500 të vdekur), që u mbyt në prill 1912 pasi goditi një ajsberg, anija "Concordia" u mbyt të premten në mbrëmje në afërsi të ishullit italian Giglio, pasi goditi një shkëmb rreth 300 metra nga bregdeti.

Valentina dhe të afërmit ishin në mesin e më shumë se 3 200 turistëve në bordin e anijes turistike për një javë në Mesdhe, si dhe rreth 1000 anëtarët e ekuipazhit.

Bilanci i fatkeqësisë për momentin është 11 të vdekur, kryesisht turistë, rreth 20 të zhdukur dhe rreth 60 të plagosur pjesa më e madhe e të cilëve kanë thyer krahun apo këmbën duke u hedhur nga anija për të shpëtuar.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›