E Hënë, 2 Nëntor 2026

Afganistan, shpërthen kamioni, plagosen ushtarët

Disa ushtarë amerikanë dhe afgan kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një kamioni, në të cilin ishte vendosur një bombë. Ngjarja ka ndodhur në provincën qëndrore afgane të Maidan Wardak, pak orë para përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Një zëdhënës i qeverisë ka deklaruar se talebanët kanë vënë një bombë në një kamion, pranë një bazë ushtarake. Si pasojë e këtij shpërthimi ka mbetur i vdekur një person dhe të plagosur shumë të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›