E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibraimoviç drejt një rekordi të ri te Barcelona

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç, mund të thyejë rekord të ri në Camp Nou nëse arrin të shënojë gol kundër Almerias në ndeshjen e të shtunës mbrëma.
Nëse Ibra shënon, ai do të jetë sulmuesi i parë i Barcelonës që ka shënuar në të gjitha gjashtë ndeshjet e para të sezonit, duke tejkaluar Cesar Rodriguezin, i cili ka shënuar në pesë ndeshjet e para të sezonit 1950/1951.
Nëse Ibra thyen këtë rekord, ai do të jetë në rrugë për të thyer edhe rekordin tjetër,të vendosur nga legjendari Ronaldo, i cili në sezonin 1996/1997 shënoi në dhjetë ndeshje radhazi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›